22 mars 2011

Krasiç: Tri pikët do të na ndihmojnë të ringrihemi

Mesfushori i Juventusit ka shënuar golin e parë në fitoren kundër Breshias

“Duhet të mendojmë vetëm për veten tonë”. Këto kanë qenë fjalët e Bufonit pas mbërritjes në Koverçiano. “Për sa i takon merkatos dhe dëshirës sime për të qëndruar është e kotë të flasim tani, ka gjëra më të rëndësishme, duhet të mendojmë për kampionatin dhe të përpiqemi të rekuperojmë sa më shumë pozicione të jetë e mundur në renditje në 8 ndeshjet e fundit të kampionatit”.

Më pas, numri një i Juves u ka bërë komplimenta skuadrave të vendeve të para në klasifikim, “duhet pranuar merita e tyre dhe e klubeve që kanë bërë një punë të mirë”. Shija e së vërtetës ka qenë ajo e një çaji me mente në mesin e shkretëtirës, i nxehtë për të rizgjuar një grup që kishte humbur rrugën midis dunave të kampionatit, i përmbytur nga një stuhi rëre, nga protestat e tifozëve dhe nga kritikat.

Prej një muaji, kudo që shkonin, për bardhezinjtë kanë ardhur vetëm shuplaka (tri humbje dhe një barazim). Asnjë gol prej 264 minutash në “Olimpiko” para golit të Krasiç. Por, golin e ndeshjes e ka realizuar kapiteni, edhe pse Milos ka bërë detyrën e tij, një gol që ka shuar protestat dhe koret e tifozerisë ultras kundër klubit.

“Kundër Breshias kishte rëndësi vetëm fitorja, - ka pranuar mesfushori serb. - Një fitore që na ka ndihmuar t’i japim fund një momenti negativ, që mund të na japë shtysën e duhur për ta mbyllur në mënyrën e duhur sezonin”. Sa herë që Krasiç shënon, Juventusi fiton. Ka ndodhur në Kaljari, Xhenoa dhe Lacio.

Kundër skuadrës së Rejas ka ardhur goli i fundit në kampionat i Krasiç, 12 dhjetorin e kaluar. “Ishin disa ndeshje që nuk shënoja, kam shkuar disa herë afër golit”. Një dygolësh kundër Çezenës, i panevojshëm pas përmbysjes së kundërshtarëve, një pasim fitues kundër Breshias, i mjaftueshëm për të dalë me kokën lart nga “Olimpiko”, një nga bardhezinjtë e paktë bashkë me Del Pieron dhe Bufon që kanë shmangur kohët e fundit sharjet e tifozëve.

“Të përbashkët me Del Pieron kam vetëm emrin, - ka qeshur Matri. - Aleks është unik, një kampion brenda dhe jashtë fushës, prezenca e tij është gjithmonë e rëndësishme, si kur luan ashtu edhe kur është në stol. Eshtë një kampion i madh”.
/JUVENEWS.TK/