23 mars 2011

Farfan për krahun e majtë

Juventusi synon Xheferson Farfan. Tentativa për të përforcuar krahun, objektiv të cilin Bepe Marrota kërkon ta realizojë për sezonin e ardhshëm, ka etapën e radhës në Gjermani. Farfan, mesfushori peruan 26-vjeçar, luan tek Shalke 04 dhe ka një kontratë, e cila do të skadojë në vitin 2012. Gjermanët mund të vendosin ta nxjerrin në shitje për 10 milionë euro. Farfan mund të luajë si mesfushor sulmues krahu, si në krahun e majtë ashtu edhe në krahun e djathtë.

Është një alternativë e mirë ndaj Krasiç ose Batos, që me shumë mundësi do të mbërrijë te Juventusi në sezonin e ri. Përtej faktit se kush do të jetë trajneri i ri, kështu pra, drejtuesi bardhezi dëshiron të përforcojnë skuadrën. Synohet, që të përforcohen krahët e mesfushës. Emri i Farfan, sigurisht, vjen menjëherë pas atij të Batos, një lojtar që Marrota e ndjek prej kohësh. Por, njëri nuk përjashton tjetrin. Peruani i Shalke 04, në fakt, ka një vlerësim më të pranueshëm, duke parë që ka vetëm një vit tjetër kontratë me klubin gjerman.

Vera e ardhshme do të jetë edhe mundësia e fundit e Shalke 04 për të siguruar ndonjë para nga kartoni i tij. Farfan, që ka mbërritur në Gelshenkirshen nga Psv Eindhoven për 10 milionë euro në vitin 2008, mund të vendoset të shitet për të njëjtin çmim. Në janar është përpjekur të transferohet te Atletiko Madrid dhe në këto kohët e fundit i ka dërguar mesazhe të qarta drejtuesve të klubit se dëshiron divorcin. Siç ka qenë për shembull vonesa që ai ka pasur në rikthimin nga pushimet dimërore. Peruani është akoma i ri dhe, sëbashku me Raul, ka udhëhequr Shalke 04 deri në çerekfinalet e Champions Ligës, ku do të përballen me Interin.

Juventusi ka filluar tashmë kontaktet me drejtuesit gjerman nëpërmjet ndërmjetësuesve të rëndësishëm. Mundësia për të pasur në skuadër mesfushora sulmues si Krasiç, Pepe, Bastos dhe Farfan (që mund të luajë edhe si sulmues në një skemë me tre të tillë) është entuziazmuese për tifozët dhe drejtuesit bardhezi. Dhe mbase edhe për trajnerin e ardhshëm.
/JUVENEWS.TK/