23 mars 2011

Juventusi: Gati Maskerano dhe Mishel Bastos

Kanë mbetur vetëm Bufon dhe Alesandro Del Piero. Ajo që ishte konsideruar garda e vjetër është shfryrë pak e nga pak dhe mund të mos përfundojë këtu, sepse për momentin nuk do të ketë siguri as për të ardhmen e dy kampionëve të mëdhenj që kanë mbetur. Për Del Pieron është një kontratë që ende duhet të rinovohet, ideja që është krijuar është që marrëveshja do të arrihet, por ndërkohë koha nuk premton dhe këto shtyrje krijojnë shqetësime e dyshime.

Në frontin Bufon një gjysëm hapi prapa vjen pikërisht nga numri 1 bardhezi që nga grumbullimi me Italinë në Koverciano është shprehur: "Për të ardhmen time do të mendojmë më pas, ka shpjeguar ai, tani duhet të përqendrohemi tek 8 ndeshjet e radhës për të ringritur sa më lart të jetë e mundur Juventusin. Për çështjet personale do të ketë kohë më pas për t'u diskutuar". Dhe nëse fjalë të ngjashme, të shprehura nga Maxarri, kanë bërë të mendohet për një mbërritje të mundshme në Torino të trajnerit të Napolit është e qartë që të njëjtat koncepte që janë shprehur nga Bufon nuk mund të përjashtojnë apriori një divorc të tij nga Juventusi.

Do të flitet për gjithçka në fund të sezonit aktual, ndërkohë që kanë filluar prej kohësh manovrat në merkato të Bepe Marrotës me një linjë drejtimi shumë të qartë: do të kërkohet cilësi dhe jo sasi. Përforcimi i parë duket se është mbrojtësi brazilian i krahut të majtë që luan tek Lioni, Mishel Bastos, një lojtar me shumë eksperiencë, cilësi dhe aftësi taktike, i aftë për t'u aktivizuar edhe si mbrojtës ashtu si edhe mesfushor sulmues, nëse do të jetë e nevojshme. Mbërritja e tij në Torino duket tashmë diçka e sigurtë, ndërkohë që është më e komplikuar tratativa që të dërgon tek mbrojtësi 24-vjeçar gjerman, kapiteni i Hofenhaimit, Andreas Beck.

Bepe Marrota këto kohë është duke punuar edhe për mesfushën, në qendër të synimeve të tij është Javier Maskerano që duket se është penduar për largimin nga Liverpuli për t'u transferuar në super Barcelonën e Guardiolës, ku gjen pak hapësira aktivizimi. Mbi frontin e sulmuesve, sytë janë fokusuar përsëri tek Xhilardino dhe Maksi Lopez në pritje për të zgjidhur edhe çështjen më të rëndësishme, atë që ka të bëjë me trajnerin e ardhshëm të Juventusit, sepse nëse Del Neri do të qëndrojë në vendin e tij për 8 ndeshjet e ardhshme, është gjithmonë e më e sigurtë që nuk do të jetë më në atë bankinë për sezonin e ardhshëm.
/JUVENEWS.TK/