23 mars 2011

Agjenti i Beck konfirmon: Jemi në bisedime me Juven

Se Andreas Beck (24) është pranë Juventusit tani e konfirmon edhe agjenti njëherit vëllai i tij Arthur Beck.

I intervistuar nga ilsussidiario.net Arthur Beck tha:

"Jemi duke negociuar me Juventusin, por Andreas është lojtar që iu pëlqen edhe ekipeve tjera. Nuk mund të them asgjë më shumë tani."

"Sezonin e ardhshëm Andreas mund të luaj për Juventusin, por ndër klubet e interesuara për të janë edhe Milan, Valencia dhe Manchester City," përfundoi agjenti. /Juventus-Fans/