22 mars 2011

Buffon do të qëndrojë

Gianluigi Buffon do të vazhdojë qëndrimin te Juventusi edhe pas këtij sezoni dhe nuk do të kalojë te asnjë skuadër tjetër- ka thënë agjenti i tij.

Portieri 33-vjeçar të hënën hezitoi t’u përgjigjet gazetarëve për të ardhmen e tij, kur tha se “nuk është koha që të flas se çfarë do të bëj vitin tjetër”.

Kjo bëri që mediat të spekulojnë se Buffon mund të largohet nga Juve në drejtim të Romës. Mirëpo, përfaqësuesi i tij Silvano Martina ka mohuar të gjitha spekulimet.

“Gigi te Roma? Nuk ka asnjë të vërtetë. Ka njerëz që zgjohen në mëngjes dhe i fillojnë lajmet pa asnjë bazë”.

“Është e garantuar se do të qëndrojë te Juve, sepse ai ka edhe dy vite e gjysmë në kontratën e tij”, ka thënë Martina, i cituar nga Goal.com Italy.
/JUVENEWS.TK/