Romë - Duket se është kthyer qetësia në shtëpinë e Romës, pas problemeve brenda dhomave të zhveshjes, që kanë ndodhur në javët e shkuara: fitoret janë ndërkohë ilaçi më i mirë për të transformuar fytyrat e zhgënjyera të atyre që qëndrojnë në bankinë, ku menjëherë kthehen të buzëqeshur.
Kjo kuptohet fare lehtë edhe në artikullin e shkruar nga Francesko Toti në Corriere dello Sport, në të cilën kapiteni verdhekuq ka analizuar situatën aktuale, ku është rikthyer entuziazmi pas keqkuptimeve me Klaudio Ranierin: "Në këtë periudhë jemi kthyer të garojmë për pozicionet e larta të renditjes, pozicioni që realisht i meritojmë, duke parë vlerën e grupit dhe cilësinë e lojtarëve të veçantë..
Në këtë fazë kaq të rëndësishme duhet të kërkojmë të mos kryejmë hapa falso, për të arritur të rikuperojmë pikët ndaj skuadrave që kryesojnë kampionatin. Do të jetë e rëndësishme të mos humbasim pikë me skuadrat e vogla dhe në ndeshjet direkte me rivalët tanë".
Francesko Toti më pas ka shprehur shqetësimin e tij për kalendarin e skuadrës në prag të rikthimit të Champions Ligës: "Pas pak ditësh do të rikthehen kupat europiane dhe skuadrat që marrin pjesë në këto kompeticione do të luajnë tre herë në javë, kështu që do të lehtësohet akoma më shumë detyra e skuadrave të tjera që do të kenë mundësi t'i përgatisin ndeshjet gjatë të gjithë javës me stërvitje të programuara qetësisht.
Por, çmimi që duhet të paguhet nga ata që synojnë shumë lart është edhe ky". Të enjten në mbrëmje, Roma do të luajë kundër Juventusit në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë, dhe Francesko Toti kërkon të komentojë në të njëjtën linjë mërzinë e shprehur nga Ranieri përsa i përket transfertës në Torino: "Do të jetë një ndeshje e vetme me eliminim në kushte klimaterike shumë të vështira.
Nuk do të luajë në këtë ndeshje, sepse jam i skualifikuar, por kjo mbetet një ndeshje që dhuron stimuj të mëdhenj, kështu që jam i sigurtë që shokët e mi do të arrijmë të kualifikohen më tej siç është edhe objektivi jonë. Sigurisht që, të luash të enjten në mbrëmje në Torino disi të penalizon, si për kohën e pakët që ekziston për T'u rikuperuar në prag të një transferte tjetër, atë të së dielës në Bolonja, ashtu si edhe për kushtet klimaterike që do të gjejmë, që janë lehtësisht të parashikueshme për një qytet si Torino.
Si gjithmonë në dimër terrenet e stadiumeve tona në dimër nuk janë në maksimum, mbi të gjitha ato në veri, siç është Xhenova ose Milano. Ka shumë fusha me ujë dhe akull që vendosin në rrezik të madh shëndetin e lojtarit", ka përfunduar konceptin e tij kapiteni i Romës, Francesko Toti.