Juventusi nuk ka arritur t’i bëjë ballë magjisë së Romës në ndeshjen çerekfinale të zhvilluar në kuadër të Coppa Italias në Olimpico të Torinos.
Ishte kjo një sfidë mjaft interesante e përcjellur nga një lojë agresive e të dyja skuadrave me raste her në njërën anë e her në anën tjetër.
Sidoqoftë, në fund ndeshjen vulosi një goditje maestrale e Mirko Vucinic, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme fotografoi portierin Storari, i cili me siguri se ka nevojë për trajtim mental (65’), sepse malazezi realizoi eurgol për 1-0.
Juventusi tentoi deri në fund të takimit që ta barazonte rezultatin, por më kot nuk ia arriti, sepse romakët ishin të çeliktë në mbrojtje, ndërsa ndeshjen për 2-0 e kompletoi Rodrigo Taddei (90’).
Kështu, Roma për kundërshtar në gjysmëfinalen e Coppa Italias do ta ketë askënd tjetër pos rivalin e kahmotshëm të kësaj gare, kampionin aktual të Italisë dhe të Evropës, Inter.