Krerët e Juventusit kanë shprehur interesim për sulmuesin e Lazios, argjentinasin Mauro Zarate, shkruan "Tuttosport".
Zarate po ka probleme me krerët e Lazios dhe mund të largohet gjatë këtij muaji. Për lirimin e Zarates, Lazio ka kërkuar 15 milionë euro si dhe kartonin e sulmuesit Carvalho Amauri. Krahas Zarates skuadra e Juventusit po vëzhgon edhe sulmuesin e Romës, Mirko Vuçiniqin. Për malazezin Juve ka ofruar Vicenzo Iaquintan dhe pesë milionë euro.