
Pavarësisht se drejtuesit e bardhezinjve nuk dëshironin të investonin më, situata alarmante në sulm e ka bërë të detyrueshme një ndërhyrje, raportoi “Il Corriere dello Sport”.
Quagliarella ka mbyllur sezonin, Amauri pësoi një tërheqje të re muskulore, Iaquinta vazhdon të jetë i mbushur me probleme dhe Del Piero është sulmuesi i vetëm i mirëfilltë që ka mbetur.
Pas dështoi në tratativat për Pazzini-n, Juventusi është është përfshirë në negociata intensive me drejtuesit e Cagliarit dhe Bayern Munchenit, në kërkim të gjetjes së një ujdie të menjëhershme për Matri-n apo Klose-n.