Xhiorxhio Kielini flet për momentin jo të mirë të “Zonjës”, e cila në janar duket tashmë akoma larg projektit ambicioz të dyshes Anjeli-Marota. Ndërsa drejtori i përgjithshëm bardhezi thekson “kurrë mos thuaj kurrë” sa i takon titullit, mbrojtësi 25-vjeçar, është mëse i qartë: “Realisht e di që është e vështirë të fitosh titullin, edhe pse disa dëmtime na i prishën planet”.
Pra më mirë që ekipi të përqendrohet te sfida vendimtare në Kupën e Italisë ndaj Romës: “Zona Champions e Kupa e Italisë, janë këto objektivat tanë, - vazhdon Kielini. - Klubi, para së gjithash presidenti ynë, e synon shumë kupën.
Prandaj dhe duhet të kualifikohemi, aq më shumë ndaj një kundërshtari historik si Roma. Barzalji? E njoh mirë, kemi luajtur bashkë me fanellën e kombëtares. Do të na ndihmojë shumë, jam i sigurt