31 janar 2011

Dita e fundit e afatit kalimtar - Live

Në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror, një mori lëvizjesh befasuese janë në rrugë për t’u realizuar. Chelsea, Liverpooli dhe Tottenhami kanë bërë disa oferta të bujshme për Torres, Suarrez dhe Aguerro, derisa jo më pak interesante janë edhe lëvizjet në Serie A dhe La Liga. Ndiqni çdo risi të freskuar minutë pas minute...

16:15 – Newcastle pranon ofertën e Liverpoolit për Carroll?

Mediat angleze shkruajnë se Newcastle United ka pranuar ofertën e Liverpoolit për Andy Carroll. Redsat raportohet se janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë funte, sa Newcastle kërkon për sulmuesin.

16:05 – Zyrtare: Muntari nënshkruan me Sunderlandin

Sulley Muntari është larguar nga Interi për të nënshkruar në formë huazimi me Sunderlandin. Lajmin e ka konfirmuar vetë kampioni i Italisë, ndërsa ganezi do të ketë mundësi që në fund të sezonit ta shndërrojë marrëveshjen në të përhershme.

15:58 – Andy Carroll kushton 35 milionë funte!

E përditshmja britanike Telegraph thotë se Newcastle tashmë ka vendosur çmim për Andy Carroll – plot 35 milionë funte.

15:48 – Torres më i paguari te Chelsea?

Lajmet e fundit nga Spanja thonë se Fernando Torres do të fitojë plot 175 milionë funte në javë te Chelsea. Dy futbollistët më të paguar te Chelsea janë John Terry dhe Frank Lampard me 150 mijë funte në javë.

15:40 – Amauri në rrugë drejt Parmës

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, pritet t’i bashkohet Parmës pasi refuzoi interesimin nga disa klube angleze. Agjenti i lojtarit më herët tha se klubet angleze të cilat interesoheshim për Amaurin, nuk ishin në nivelin e tij.

15:35 – Torres në Londër për të nënshkruar me Chelsean

Fernando Torres raportohet se është duke arritur në Londër për të kompletuar transferimin e tij nga Liverpooli te Chelseat. Lajmin e bën të ditur Sky, dhe kjo pritet të ndodhë brenda disa orëve.

15:25 – Redknapp mohon ofertën për Aguero

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka mohuar spekulimet për një transferim sensacional të yllit të Atletico Madrid, Sergio Aguero. Spursat u raportua se kishin bërë një ofertë në vlerën e 45 milionë eurove për argjentinasin.

15:23 – Drenthe kërkon të transferohet te Juventus

Royston Drenthe raportohet se ka kërkuar nga Hercules ta lejojë atë të largohet me qëllim që t’i bashkohet Juventusit. Klubi italian është duke kërkuar një marrëveshje në formë huazimi me mundësi të nënshkrimit në formë të përhershme me holandezin.

15:15 – Arsenali dhe Villa pas Shay Given

Arsenali dhe Aston Villa raportohet se po qëndrojnë në pritë për portierin e Manchester Cityt, Shay Given. Klubi nga Eastlands raportohet se është në negociata për të transferuar portierin e Cagliarit, Federico Marchetti. Nëse një lëvizje e tillë ndodh në orët në vazhdim, largimi i Given do të bëhet edhe më i realizueshëm.

15:10 – Liverpooli pas Shaun Wright-Phillips

Liverpooli raportohet se mund të kthehet kah Shaun Wright-Phillips. Mesfushori i Cityt kërkon të largohet nga Eastland, ndërsa nëse Redsat dështojnë të transferojnë Sebastian Larsson nga Birmingham, Wright-Phillips do të jetë caku i radhës.

15:06 – Torres diskuton kushtet personale me Chelsean?

Sipas BBC, kushtet personale janë barriera e vetme e mundshme tash për një transferim të Fernando Torres te Chelsea. Sipas gjasave sulmuesi spanjoll do të ndërrojë ngjyrën e fanellës dhe tash e tutje do ta veshë atë Blu.

15:03 – Aguero: Nuk largohem nga Atletico

Sergio Aguero është zotuar se ai do t’i mbetet besnik Atletico Madrid. “Do të qëndroj këtu pasi dua të qëndroj”, ka thënë Aguero. Mbetet të shitet nëse Atletico Madrid do të arrijë ta mbajë edhe sulmuesin Diego Forlan.

14:55 – Suarez do të mbajë fanellën me numër shtatë

Luis Suarez raportohet se do të mbajë fanellën me numër shtatë te Liverpooli. Sulmuesi i Ajaxit raportohet se ka kaluar testet mjekësore dhe mungon vetëm zyrtarizimi i transferimit të tij.

14:52 – Liverpooli me ofertë për Andy Carroll

Liverpooli besohet se është i gatshëm të bëjë një ofertë të re për Andy Carroll. Newcastle dje u raportua se refuzoi një ofertë të Tottenhamit që kapte shifrën e 25 milionë funteve.

14:49 – Ashley Young nuk largohet nga Aston Villa

Trajneri i Aston Villas, Gerard Houllier, ka mohuar spekulimet se anësori Ashley Young do të largohet nga klubi. “Nuk ka shanse që Ashley Young të largohet”, ka qenë i qartë Houllier. Young ishte cak i Liverpoolit dhe nga mediat angleze shihej si çelës i largimit të Fernando Torres në drejtim të Chelseat.

14:42 – Reali refuzon ofertën e Juves për Benzema

Raportet nga Italia thonë se Real Madridi ka refuzuar një ofertë të Juventusit për të huazuar sulmuesin francez Karim Benzema.

14:38 – Aguerro mund të shitet për çmimin e duhur

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, thotë se ‘ne nuk do ta shesim të gjithë klubin’, por ai ka pranuar se mund të shesë prej top talenteve të klubit për çmimin e duhur – madje edhe Sergio Agueron.

14: 34 – Ajaxi afër Gudjohnsen

Ajaxi është në negociata për të transferuar Eidur Gudjohnsen, bën të ditur Sky. Zyrtarë të klubit holandez kanë udhëtuar në Angli për të negociuar me Stoke dhe për të arritur një marrëveshje për sulmuesin islandez.

14: 25 – Legrottaglie i bashkohet Milanit

Nicola Legrottaglie i është bashkuar Milanit nga Juventusi. Mbrojtësi italian ka nënshkruar marrëveshje gjashtëmuajshe me Rossonerët me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Legrottaglie transferohet si lojtar i lirë.

14: 20 – Asgjë konkrete për transferimin e Torres te Chelsea

Burme nga Spanja bëjnë të ditur se Fernando Torres është në rrugë për të kaluar në Stamford Bridge. Por ende asnjë marrëveshje nuk është arritur në mes të Chelseat dhe Liverpoolit për sulmuesin spanjoll.

14:10 – Tottenham bën ofertë për Forlan

Lajme të bujshme vijnë nga Spanja. Tottenhami raportohet se ka dërguar ofertë në drejtim të Atletico Madrid për të transferuar lojtarin më të mirë të Kupës Botërore, sulmuesin uruguaian Diego Forlan. Harry Redknapp ka konfirmuar se ai në mënyrë të veçantë kishte përcjellë Forlan në derbin madrilen së fundi dhe oferta është bërë sot.

14:06 – Ende asgjë nga transferimi i Oxlade-Chamberlain te Arsenali

Southampton raportohet se është duke kërkuar një marrëveshje në vlerën e 10 milionë funteve për të lejuar largimin e Alex Oxlade-Chamberlain. Por oferta e Arsenalit për mesfushorin është ca më e ulët se shifra që kërkon klubi i divizionit të tretë në kampionatin anglez (League One).

14:02 – Santander kërkon Dos Santos

Racing Santander raportohet se ka bërë ofertë për të huazuar Giovani dos Santos nga Tottenhami. Klubi spanjoll po ashtu është duke kërkuar një transferim të Milan Jovanovic nga Liverpooli.

14:00 – Chelsae insiston për David Luiz

Chelsea raportohet se u është rikthyer negociatave për të transferuar mbrojtësin e Benficas, David Luiz. Portugezi ka qenë caku kryesor i trajnerit të Bluve, Carlo Ancelotti, për këtë afat kalimtar.

13:57 – Carlos drejt West Hamit?

Siç përcjellin mediat angleze, ende nuk ka asgjë rreth thashethemeve se Roberto Carlos është në rrugë për t’u transferuar te West Ham! Lajmi së fundi kishte dalë nga BBC, por duket se nuk do të ketë asgjë konkrete nga kjo.