
Juve? Vetëm Interi
Mbi merkaton ai shumë herë është pranë transferimit tek Juventusi, por Xhianpaolo shprehet i sigurtë: "Juventusi? Kam lexuar shumë këto kohë. Por, kush më ka treguar fakte, që ka qenë konkrete dhe e shpejtë ka qenë sigurisht Interi. Dhe kur të pret në këtë mënyrë skuadra kampione e botës duhet të pranosh menjëherë. Unë e kam mësuar vetëm të hënën. Falenderoj Materacin që më ka dhënë menjëherë një dorë, për fjalët e bukura që ka shprehur. Më ka bërë të ndihem në lartësinë time". Pazini ka treguar edhe një anekdotë të lidhur me zgjedhjen e tij për të mbajtur numrin shtatë në fanelë: "Jam bindur ta marr pas një telefonate të Luis Figos, kam menduar dy tre ditë, sepse nuk isha i bindur. Nuk kishte shumë numra të lirë dhe mendimi im shkonte drejt shtatës. Më pas, kam marrë një telefonatë nga portugezi që më ka thënë që ishte një numër i rëndësishëm, por që duhet ta merrja. Më ka dhënë shumë kënaqësi dhe jam bindur menjëherë ndaj kësaj këshille".
Sms nga Kasano
Deri tre muaj më parë formonte dyshen e sulmit me Antonio Kasanon dhe bënte të ëndërronin tifozët e Sampdorias, tashmë e ka gjetur si kundërshtar tek Milani në garën për titullin kampion: "Antonio më ka dërguar një mesazh, duke më uruar shumë fat për aventurën time të re. Ai ka fituar diçka në karrierë, unë dëshiroj ta bëj sa më shpejt këtë gjë. Mbërrij në një skuadër me kampionë që kanë fituar tashmë gjithçka. Milani është përpara në renditje, nuk varet vetëm nga ne. Distanca me ta ekziston, por ka akoma edhe shume ndeshje deri në fund të sezonit. Kam parë një grup shumë të vendosur, për këtë arsye kam shumë besim se do të arrijmë gjëra të rëndësishme. Më jep shumë kënaqësi fakti që jam qëndër sulmues italian i Interit, skuadrës që ka dërguar shumë lart futbollin italian në këto vite. Konkurrenca brenda në skuadër nuk më tremb aspak, më bën me të vërtetë shumë përshtypje kur rrotullohen në dhomat e zhveshjes dhe shikoj kaq shumë kampionë".