31 janar 2011
Dita e fundit e afatit kalimtar - Live
Postimi numer 4
18: 33 – Ineri nënshkruan me Nagatomo
Kampioni i Italisë, Evropës dhe Botës në nivel klubesh, Inter, ka nënshkruar me Yuto Nagatomo nga Cesena. Nerazzurët kanë paguar gjashtë milionë euro për mbrojtësin japonez.
18: 30 – Liverpooli diskuton kushtet personale me Carroll
Liverpooli ka fituar të drejtën të negociojë për kushtet personale me Andy Carroll. Newcastle United duket se ka pranuar ofertën e Redsave dhe gjithçka tashmë është në duart e sulmuesit anglez. Ende asgjë në lidhje me largimin e Fernando Torres në drejtim të Chelseat.
18:28 – Wolfsburg nënshkruan me Tuncay dhe Jan Polan
Ish-kampioni i Bundesligës, Wolfsburg, ka kompletuar nënshkrimin me sulmuesin e Stoke City, Tuncay Sanli, dhe mesfushorin e Anderlecht, Jan Polak.
18:20 – Spurs vjedhin sulmuesin Andy Carroll?
Tottenham Hotspurs mund ta mposhtë Liverpoolin në garë për transferimin e sulmuesit të Newcatle United, Andy Carroll. Tottenham raportohet se dëshiron të ofrojë më shumë se 35 milionë funte, sa ka kërkuar Newcastle për sulmuesin e vet, por mund të përfshirë edhe sulmuesin shtatlartë Peter Crouch në ofertë.
18: 18 – Juve pas Matri
Juventusi raportohet se është duke dashur të nënshkruajë me Alessandro Matri në çastet e fundit të mbylljes së afatit kalimtar. Biankonerët janë kthyer kah sulmuesi i Cagliarit pasi kanë marrë përgjigje negative nga Real Madridi për Karim Benzema.
18:15 – Chelsea ka ofruar 50 milionë për Torres
Oferta e Chelseat për sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres, besohet të jetë në verën e 50 milionë funteve. Megjithatë gjithçka ka mbetur në mjegull dhe asgjë konkrete për këtë transferim.
18:10 – Newcastle kthehet kah Carlton Cole
Newcastle United është kthyer kah sulmuesi i West Ham United, Carlton Cole, të cilin e sheh si zëvendësim për Andy Carroll i cili pritet të largohet në drejtim të Liverpoolit. Megjithatë klubi londinez ka thënë se nuk ka pranuar ofertë nga Newcastle për sulmuesin kryesor të ekipit.?