
Jashtë nga Europa Ligë dhe nga Kupa e Italisë, Juventusit tashmë i ka mbetur në objektiva vetëm kampionati. "Kur largohesh nga dy kompeticione nuk ka sesi të jesh i kënaqur. Juventusi duhet të mbërrijë në pranverë shumë kompetitiv. Sigurisht që, nëse vitin e ardhshëm do të jemi në të njëjtën situatë atëherë sigurisht që do të ishte një problem". "Niveli dhe buxheti jonë i pagesave është i gjashtë në nivel europian, është shprehur përsëri numri një i Juventusit. Kemi në dispozicion një makinë të rëndësishme, një makinë të nivelit të lartë që duhet të drejtohet mirë. Ne, këtë vit, e mbyllim vitin me një humbje sinjifikative. Kjo nuk ndryshon aspak programet tona dhe ambiciet që kemi për të ardhmen, përballë një tradite fituese që ka kjo skuadër. Nuk do të ketë sigurisht shtim të mëtejshëm të kapitalit. Në 170 milionë eurot ndërmjet pagesave dhe detyrimeve ekziston hapësira për të lëvizur mirë dhe jo detyrimisht nëpërmjet shitjes së lojtarëve". Pas komentit të presidentit bardhezi, menjëherë më pas ka marrë fjalën drejtori përgjithshëm Bepe Marrota, që ka folur për merkaton dhe të ardhmen e skuadrës: "Ne kemi një grup me një drejtues si Del Neri, që meriton një besim total. Një grup që bën pjesë në një proces rinovimi. Dikush ka thënë që duheshin më pak lojtarë dhe më shumë cilësi në blerje, por dëmtimet na kanë mësuar që një grup prej 22 lojtarësh nuk është i mjaftueshëm.