Juventusi është mposhtur me rezultat 2-1 para tifozëve të vet nga Udinese në përballjen e fundit të javës së 22-të në Serie A.
Vendasit luajtën më mirë në pjesën e parë të takimit, mirëpo pas 45 minutash nuk arritën të realizojnë gol.
Pas një ore lojë, Claudio Marchisio shënoi një gol të bukur për t’ia dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Mirëpo, Udine nuk kishte udhëtuar për t’u mposhtur. Fillimisht Cristian Zapata (67’) barazoi rezultatin, ndërsa Alexis Sanchez kaloi mysafirët në epërsi (85’), ndërsa ky rezultoi të ishte goli fitores për mysafirët.
Me këtë fitore, Udinese ngritet në pozitën e gjashtë me një pikë më shumë se Juventusi që gjendet një pozitë më poshtë. /