26 janar 2011

Juve rishqyrton mundësinë për Huntelaar

Duket se Juventusi është dorëzuar për sulmuesin e Sevillas Luis Fabiano dhe e kanë kthyer vëmendjen kah sulmuesi i Schalke 04 Klaas Jan Huntelaar.

Sipas Il Corriere dello Sport, kërkesat e zyrtarëve të Sevillas për Fabianon janë të larta. Klubi spanjoll dëshiron 9 milion € në dorë për transferimin e Fabianos në Torino.

Huntelaar, ka qenë i lidhur me një rikthim në Serie A. Si pjesë e marëveshjes pritet të jetë Momo Sissoko. Ai është i pëlqyer në Gjermani dhe mund të përdoret për të arritur deri tek sulmuesi.

Marotta duket të jetë i gatshëm për të ofruar para dhe Sissokon, që ta kthej në Itali ish sulmuesin e Milan.