
Një shuplakë e rëndë ndaj brazilianit, por edhe, indirekt, ndaj drejtuesve të klubit, të cilëve lëvizjet në merkaton e verës i kanë rezultuar të dështuara dhe mos lëvizjet në merkaton dimërore janë duke irrituar shumë botën juventine përballë një Milani që kryeson kampionatin dhe nuk heziton aspak të blejë lojtarë të rëndësishëm, pavarësisht se me kosto zero për të plotësuar organikën dhe një Inter që reagon me dy goditje italiane siç janë Pazini dhe Ranokia. Në të gjithë këtë, Marrota është përgjigjur me Luka Tonin dhe Andrea Barzaljin, lojtarë ekspertë dhe të aftë, por që janë shumë larg grupit të kampionëve të botës në Gjermani 2006: problemet janë të shumta në skuadër, siç tregon edhe dëmtimi i madh i sulmuesve bardhezi.
Po Xhixhi Del Neri? Deri në këtë moment, ka shijuar një lloj imuniteti që paraardhësi e tij, sidomos Ciro Ferrara, nuk e kanë gëzuar. Por nga zhurmat që krijohen në shkallët e stadiumit, nga diskutimet që zhvillojnë tifozët në forumet në internet, kuptohet shumë mirë që koha është duke skaduar edhe për të. Skuadra luan shumë keq, nuk duket në gjendje të mirë fizike dhe është akoma e mbushur me të dëmtuar (ku në ndeshjen me Romën është dëmtuar edhe Pepe, që do të mungojë kundër Udinezes); projekti taktik që ishte në qendër të ideve të tij, ai 4-4-2 është duke futur ujë dhe të tilla zgjedhje që janë kryer pas emergjencës së dyfishtë pas dëmtimeve të shumta dhe rezultateve që nuk mbërrijnë nuk kanë qenë të lumtura.