27 janar 2011

Roma kërkon Camoranesin

Roma ka shfaqur interesim për të nënshkruar me veteranin italian Mauro Camoranesi.

Ish-mesfushori i Juventusit dje i ka dhënë fund kontratës së tij me Stuttgart me marrëveshje dypalëshe dhe është lojtar i lirë.

Camoranesi është lidhur edhe me një transferim në kampionatin spanjoll te Hercules ku do të mund të ribashkohej me ish-shokun e tij, David Trezeguet.

Por burime nga Torino thonë se mund të jetë i mundshëm edhe një rikthim në Itali te Roma.

Roma sonte përballet me Juventusin në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.