Presidenti i Juventusit Andrea Angelli dhe kushëriri i tij John Elkann sot në mëngjes kanë negociuar rreth të ardhmes së ekipit më të trofeshëm në Itali.
Të dy besohet se kanë diskutuar rreth të ardhmes se në qfarë kohe dhe sa do të investojnë në klubin Bardh e Zi për t’a bërë më kompetitiv me ekipet tjera pasi Inter, Milan dhe Roma janë një hap më larg.
Andrea dhe John janë dy nipërit dhe njëherit krerët e familjes Angelli e cila është më e pasura në Itali duke qenë pronarë të FIAT Group.
Deri në këto momente Juventusi funksiononte si pilot-projekt, pasi që fondet e akumuluara shfrytëzoheshin vetëm për klubin dhe familja Angelli nuk përfitonte nga ato, por edhe nuk investonte kur Juve nuk kishte fonde.
Ditët në vazhdim pritet të bëhen më të sakta rezultatet e kësaj bisede në mes këtyre dy udhëheqësve.