Juventusi është duke u interesuar për sulmuesin brazilian të Sevillas, Luis Fabianon, me agjentin e futbollistit i cili shprehet optimist për një transfer te gjiganti italian.
“Ata më telefonuan. Huazimi është i mundur, por Sevilla dëshiron garanci për shitje gjatë verës. Një përfshirje e një dënimi në rast të mos shitjes, do ta zhbllokonte situatën”.
“Nuk ka dyshime se Sevilla do ta preferonte shitjen, por ne jemi të vetëdijshëm se ka shumë oferta për huazim. Që nga fillimi Juventusi ka thënë se e dëshiron atë vetëm si huazim”, u shpreh agjenti Stefano Caira. /