Fabio Capello thotë se nuk është i gatshëm që t’ia kthejë shpinën përfaqësueses së Anglisë.
Është spekuluar se trajneri italian mund të kthehet në krye të Juventusit, mirëpo ai thotë se dëshiron të lë gjurmë në Euro 2012 me Tre Luanët.
“Nuk kam lënë ndonjë përshtypje të madhe gjatë Kampionatit Botëror. Me skuadrën që kam pasur, duhet të jemi të qetë dhe të shikojmë se ku mund të përmirësohemi”
“Dua të qëndroj këtu deri në Kampionatin Evropian. I kam premtuar drejtorit të FA se do ta respektoj marrëveshjen që kemi arritur”.
“Juventusi? Askush nuk më ka thirrur nga Torino”, ka thënë Capello për GR Parlamento.