Dje ishte raportuar një takim në mes të dy pronarëve të Juves, John Elkann president i FIAT Group dhe Andrea Angelli president i Juventus dhe tani siç duket ka ardhur vendimi i një investimi prej 150 milion Euro për t’a ringritur Juven në majet botërore.
Sipas ‘Tuttosport’ 150 milion Euro do të mjaftojnë që Juve të paktën të jetë një konkurente reale për Skdueton. Bordi i lartë i Juves do të takohet më 28 Shkurt për të biseduar rreth politikave dhe gjendjes ekonomike të klubit.
Këtë sezonë thuhet se Juve ka humbur 50 milion Euro nga eliminimi në Europa League, mospjesmarrja në Champions si dhe ka rënë dukshëm në shifra saj përket interesimit të televizioneve për të drejtat televizive.
Gjithçka do t’i kthehet normales kur 150 milion Euro bugjet ekstra do të investohen në këtë klub, si dhe gjysma e kësaj shifre pritet të vijë nga stadiumi që do të përurohet në Gusht të këtij viti.