Juventus siq duket nuk do ta mbyllë tregun e janarit pa bërë zhurmë.
Zonja e Vjetër thuhet të ketë bërë ofertë për Alessandro Matrin.
Sipas datasport.it është folur shumë sot rreth kalimit të mundshëm të Matrit në Juventus.
Beppe Marotta ka ofruar 15 milionë euro dhe komplet kartonin e Lorenzo Ariaudo për të siguruar shërbimet e sulmuesit 26 vjeqar.
Por nuk është vetëm Juventusi i interesuar në lojtarin, Sampdoria, pas shitjes së Cassano dhe Pazzini dëshiron të sjellë një sulmues.
Por oferta e tyre është më e vogël pasi ata ofrojnë 9 mln € plus shërbimet e Dessenas.