29 janar 2011
Zhgënjim për merkaton aktuale
Ka goditur, mbi të gjitha, fakti që trajneri i Juventusit ka shprehur hapur zhgënjimin e tij për merkaton aktuale që është duke zhvilluar skuadra ("Pazini ishte ëndrra ime, ka mbetur", ishte shprehur trajneri bardhezi pas Juventus-Roma të së enjtes) duke parë që në verë disa lëvizje në merkato janë kryer edhe pa pëlqimin e tij. Marko Mota, në këtë sens, është maja e ajzbergut e një serie lojtarësh zhgënjyes ose gjithsesi shumë larg pritshmërive që i janë servirur trajnerit. Në këtë linjë, ndeshja e të dielës me Udinezen shndërrohet në një pikë fondamentale jo vetëm për të ardhmen në kampionat, por edhe për vazhdimësinë e një rruge që ka filluar para pak muajsh dhe që tashmë duket se është komplikuar dhe rrezikon të shëmbet. Në ndeshjen e vajtjes, Juventusi ka fituar 0-4, për Del Pieron me shokë ishte një ndeshje e madhe: duket se ka kaluar një shekull nga ajo ndeshje.