31 janar 2011

Dita e fundit e afatit kalimtar - Live

Postini numer 3

18:05 – Tottenhami kthehet kah Rossi?

Tottenhami duket se nuk po gjen sulmuesin e duhur. Sport raportohet se tash janë kthyer kah Giuseppe Rossi për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë 37 milionë euro, bëjnë të ditur burime nga Italia. Italiani javën e kaluar nënshkroi marrëveshje të re me Villarrealin.

17:55 – Schalke nënshkruan me Ali Karimi

Klubi i Bundesligës, Schalke, ka nënshkruar me mesfushorin Ali Karimi nga klubi iranian Steel Azin

17:20 – Zyrtare: Martins lojtar i Birminghamit

Birmingham City ka nënshkruar me Obafemi Martins nga Rubin Kazan. Ish-sulmuesi i Interit ka nënshkruar marrëveshje gjashtëmujore huazimi pasi ka kaluar teste mjekësore.