30 janar 2011

Sensi: Juventusit do t’i duhen vite për të fituar

Presidentja e Romës, Rosella Sensi, e ka përqeshur Juventusin dhe gjasat e klubit bardhezi për të fituar tituj, duke u thënë atyre se nuk do të kenë suksese edhe për shumë vite në vijim.

“Ne fituam ndaj një ekipi të madh. Unë kam respekt të madh për Andrea Agnellin, presidentin e Juves, por për të fituar atyre u duhen edhe shumë vite të tjera”.

“Ata duhet të punojnë me njerëz, jo vetëm në profesionistë”, u shpreh Sensi.