AC Milan nuk ka të ndalur, si duket do të përforcohen edhe me një veteran në repartin defansiv pasi që Ambrosini u lëndua ndaj Catanias.
Ky nuk është ndonjë spekulim pasi edhe vetë lojtari Nicola Legrottaglie ka thënë për SKY se do të udhëtoj në Milan për të nënshkruar me Rossonerët.
“Sot do të shkoj në Milan për të nënshkruar. Kemi arritur një marrveshje përfshirë edhe Juventusin.” tha Legrottaglie për SKY.
Mendohet se lojtari do të transferohet nga Torino në Milan për një shumë rreth 1 milion Euro.