31 janar 2011
Dita e fundit e afatit kalimtar - Live
Postimi numer 7
21:15 – Ireland i bashkohet Newcastlet
Pasi ka shitur Andy Carroll te Liverpooli për 35 milionë funte, Newcastle është hedhur në përforcimet e veta. Steven Ireland është përforcimi i radhës për Newcastle, që në të vërtetë arrin si huazim nga Aston Villa.
21:00 – Gudjohnsen mbetet te Stoke
Eidur Gudjohnsen ka thënë se ai do të vazhdojë të luajë për Stoke Cityn edhe në pjesën e mbetur të sezonit. “Duket sikur do të jem në fushën stërvitore të Stoke nesër. Jo, nuk jam i zhgënjyer, është një klub i mrekullueshëm”, ka thënë Gudjohnsen.
20:50 – Zyrtare: Liverpooli dhe Chelsea arrijnë marrëveshje për Torres
Liverpooli ka pohuar se ka arritur marrëveshje me Chelsean për të lejuar largimin e sulmuesit kryesor, Fernando Torres. Spanjolli edhe pse kaloi një sezon të dobët me Redsat, shitet për një shumë rekorde për transferimet në mes klubeve britanike, plot 50 milionë funte. Ai pritet më vonë të nënshkruajë me Blutë.