28 janar 2011

Jacobelli: I sigurtë rikthimi i Moggit në Juve

Një ‘bomb-deklaratë’ është publikuar në Quotidiano.net ku Xavier Jacobelli tha se Luciano Moggi nga 1 Korriku do të rikthehet në Juventus.

Ai dha këtë mendim pas humbjes së Juves ndaj Romas, natyrisht një rikthim i Moggit në Juve do t’i kthjellte fansat e Juves.

“Ky Juventus është shumë i vogël. Dështoi në Europa League, dështoi në Kupën e Italisë tani edhe në garën për titull.”

“Revolucioni i verës i bërë nga Marotta me blerjen e 13 lojtarëve nuk po jep sukses.”

“Angelli po mendon seriozisht për rikthimin e dyshes Capello-Moggi në Juventus. Deri më 30 Qershor Juve do të heshtë, ndërsa më 1 Korrik do t’a zyrtarizoj rikthimin e Moggit në ekipë.”