31 janar 2011

Tratativa për transferimin e Alessandro Matri

12:44 - Massimo Cellino, mbërriti në aeroportin Elmas në Milano. Negociatat për transferimin e Matrit në Juventus duhet të fillojnë në pasdite në Milano.

13:40 - Dretori i Cagliarit Massimo Cellino, ka ardhur vetëm në Milano. Me pak fjalë i referohet Sky Sport: "Do të fillojë takimi me udhëheqësit e Juventusit për të diskutuar mbi transferimin e mundshëm të Alessandro Matri në Juventus."

13:54 - TJ EKSKLUZIVE - D'Amico, "Matri vjen vetëm në kushtet që i vendos Cagliari."

14:00 - Siç është raportuar nga Sky Sport, menaxheri i përgjithshëm i Juventusit Beppe Marotta dhe ai i Cagliarit Massimo Cellino ishin parë këto orët e fundit të ulur në një makinë të parkuar jashtë një hoteli në Milano, për të diskutuar mbi transferimin e mundshëm të Alessandro Matri në Juventus.

14:10 - Takimi është duke u mbajtur në Principe di Savoia Hotel në Milano.

15:10 - Sipas Paolo Aghemo, lojtari do të huazohet nga Juventus.

16:10 - Sipas Gianluca Di Marzio, bisedimet janë në përfundim. Marrëveshja është arritur, lojtari do të bashkohet me Juven në formë huazimi, me të drejtë blerje diku rreth 18 milionë euro. Negociatat është përfshirë edhe lojtari i Juventusit, Giandonato.