31 janar 2011

Dita e fundit e afatit kalimtar - Live

Postimi numer 6

19:30 – Asgjë zyrtare për Luis Suarez

Ende nuk ka asgjë zyrtare për Luis Suarez, i cili sot duhej të kalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë me Liverpoolin. Problemi mund të jetë te dokumentacioni i tij, i cili duhet të kompletohet, ndërsa ai po ashtu ka nevojë për leje pune. Ai raportohet se do të mbajë fanellën me numër shtatë.

19:20 – Charlie Adam drejt Liverpoolit

Pasi mposhti Tottenhamin dhe arriti arritur marrëveshje me Newcastle Unite për Andy Carroll, Liverpooli duket se është në rrugë për të sjellë edhe një përforcim të radhës. Kësaj here Redsat do të mposhtin Manchester United për të nënshkruar me Charlie Adam. Mediat angleze shkruajnë se mesfushori i Blackpool është në Liverpool dhe pritet të nënshkruajë më vonë.

19:10 – Torres iu nënshtrohet testeve te Chelsea

Mediat angleze shkruajnë se Fernando Torres pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore te Chelsea para se të nënshkruajë marrëveshjen rekorde për transferimin mes dy klubeve britanike. Chelsea thuhet se ka bërë ofertë në vlerën e 50 milionë eurove për sulmuesin spanjoll i cili po ashtu pritet të jetë më i paguari me 175 mijë funte në javë.

19:05 – Fulhami pas Gudjohnsen

Fulhami është duke menduar të bëjë një tentim të vonshëm për të transferuar sulmuesin e Stoke Cityt, Eidur Gudjohnsen. Për sulmuesin islandez në negociata është edhe klubi holandez Ajax.