31 janar 2011

Del Neri i zhgënjyer me disfatën ndaj Udineses

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, beson se ekipi i tij ka mundur të shmangë pranimin e dy golave ndaj Udieneses.

“Me pak më shumë vëmendje, ne do të mund të shmangnim pranimin e golave. Me lojtarët që kemi, ne nuk mund të shmangnim mënyrën se si u zhvillua loja”.

“Ka një zhgënjim në dhomën e veshjeve, por ne do të bisedojmë me qetësi për atë që ndodhi dhe do të shohim çfarë mund të përmirësojmë. Duhet të përmirësohemi për të ecur përpara, të shikojmë si t’ia dalim më mirë”, ka thënë Del Neri pas ndeshjes së djeshme.