Torino, 27 janar - Juventusi konfirmoi gjatë pasdites blerjen e 17-vjeçarit argjentinas Lucas Piazon, i rritur në radhët e Sao Paolos, në atë që klubi e “pagëzoi” menjëherë si Kakanë e ri.
Menjëherë pas përfundimit të operacionit Barzagli, bardhezinjtë siguruan një kontratë 5-vjeçare me atë që së bashku me yllin tjetër Neymar, konsiderohet si shpresa më e madhe e futbollit brazilian, transmeton TCH.
Me këtë marrëveshje, Juventusi befason edhe shumë skuadra të tjera të rëndësishme evropiane, si Real Madridi, Chelsea apo Inter. Mendohet se për lojtarin është paguar shtatë milion euro.
Nuk dihet nëse futbollisti mund t’i bashkohet menjëherë “Zonjës së Vjetër”, pasi FIFA nuk pranon transferimin e lojtarëve më të vegjël se 18 vjeç.