31 janar 2011

Dita e fundit e afatit kalimtar - Live

Postimi numer 2

17:10 – United pas Charlie Adam?

Mediat angleze spekulojnë se Manchester United ka bërë një ofertë të vonshme për mesfushorin e Blackpool, Charlie Adam. Për skocezin i interesuar është edhe Liverpooli.

16:45 – Villarreali transferon Monteron

Villarreali raportohet se ka arritur marrëveshje për të huazuar Jefferson Montero nga Levante. Lëvizjet në kampionatin spanjoll duken më të qeta, me dy klubet më të mëdha, Barcelona dhe Real Madrid, të cilat nuk janë aq aktive në këtë afat kalimtar.