31 janar 2011

Dita e fundit e afatit kalimtar - Live

Postimi numer 5

18:55 – Atletico refuzon ofertën e Tottenhamit për Forlan

Lajmet e fundit nga Spanja thonë se Atletico Madrid ka refuzuar një ofertë në vlerën e 15 milionë eurove nga Tottenham për sulmuesin Diego Forlan. Mbetet të shihet kah do të kthehen Spurs, pasi tashmë kanë humbur betejën me Liverpoolin për sulmuesin e Newcastle, Andy Carroll.

18:50 – Werderi nënshkruar me Samuel

Werder Bremen ka nënshkruar me mbrojtësin Samuel Firmino de Jesus.

18:46 – Zyrtare: Newcastle dhe Liverpool arrijnë marrëveshje për Carroll

Newcastle Untied dhe Liverpool që të dyja klubet kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Andy Carroll për një ‘rekord të ri britanik të transferimeve’, që thuhet të jetë 35 milionë funte. Sulmuesi është duke negociuar kushtet personale me Redsat.

18:45 – Zyrtare: Fiorentina huazon Dalbelon te Cesena

Fiorentina ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Cesenan për të lejuar largimin e mbrojtësit Felipe Dalbelo në formë huazimi deri në fund të sezonit.

18:40 – Villarreali bën ofertë për Lucas

Nga Spanja vijnë lajme se Villarreali është duke bërë ofertë për mesfushorin e Liverpoolit, Lucas Leiva.