26 janar 2011
Luis Fabiano mund të mbërrijë me huazim
Një intervistë interesante e lëshuar nga Stefano Kaira, një prej negociuesve në tratativën Juventus-Sevilja përsa i përket Luis Fabianos, që ka folur për mediat italiane. Menaxheri i ka hapur dyert mundësisë për të mbërritur në Torino sulmuesi brazilian me formulën e huazimit. "Është e padiskutueshme, që Sevilja preferon të shesë Luis Fabianon, shpjegon Kaira, por ndërkohë ne jemi në dijeni të mundësive për të diskutuar ku mund të realizohet dhe ky transferim nëpërmjet huazimit". "Juventusi ka thënë menjëherë, është shprehur negociuesi, këtë dua ta nënvizoj për t'u treguar i vërtetë, që mund ta marrë Luis Fabianon vetëm në formën e huazimit. Por, nga drejtuesit e Juventusit është thënë edhe që braziliani ishte një prej opsioneve të vlerësuara. Për më tepër, që ishte alternativa kryesore dhe që për huazimin mund të paguheshin 2 milionë euro. Dhe ne kemi lëvizur në bazë të këtyre të dhënave që na janë ofruar". Dhe për të konkretizuar transferimin mungon me të vërtetë shumë pak: "Sevilja në fillim na ka thënë se dëshiron ta shesë lojtarin përfundimisht, por në një kohë të dytë na është përgjigjur që mund të vlerësohej mundësia e huazimit me pakt që blerja përfundimtare në qershor të ishte e garantuar. Nuk bëhet fjalë për shifra të çmendura, por për dy milionë euro për huazimin dhe për 6-7 milionë të tjerë për blerjen përfundimtare. Kjo është një bazë mbi të cilën është absolutisht e mundshme të ulesh për të negociuar".