Do të jetë një javë intensive kjo për Interin para mbylljes së merkatos. Në orët e ardhshme zikaltrit duhet të sistemojnë çështjet që kanë lidhje me Muntarin dhe Rivas, gati për t’u larguar nga Milano për t’u transferuar respektivisht te Sanderlendi dhe në Ukrainë.
Pas kësaj, sipas Brankës, do të kërkohet të përforcohet ekipi dhe, në veçanti, sulmi. Zikaltrit kanë filluar të mendojnë për brazilianin Luiz Fabiano. Lajmi ishte në ajër prej disa ditësh, por sulmi i vërtetë i Interit ndaj lojtarit të Seviljes nuk ka filluar akoma.
Ndalesa e Militos, edhe pse e shkurtër, ka bindur klanin interist të kërkojë një lojtar për sulmin sepse, siç ka saktësuar Branka, “Interi kërkon të luftojë në shumë fronte dhe mundësia për të lënë pushim lojtarët është një domosdoshmëri”.