Pas përfundimit të stërvitjeve, Del Neri ka bërë të ditur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Udineses.
Lista nuk përfshin katër lojtarë të cilët u lënduan në ndeshjen kundër Romës, Motta dhe Amauri kanë probleme me muskuj. Simone Pepe do të jetë jashtë për 15 ditë.
Vincenzo Iaquinta u largua nga stërvitjet pasi pësoi një lëndim tjetër në gju.
Gjithsej janë 19 lojtarë në dispozicion, duke përfshirë transferin e ri Andrea Barzagli.
Lista e plotë:
1 Buffon
3 Chiellini
4 Felipe Melo
5 Sissoko
6 Grosso
7 Salihamidzic
8 Marchisio
10 Del Piero
13 Manninger
14 Aquilani
15 Barzagli
19 Bonucci
21 Grygera
25 Martinez
27 Krasic
30 Storari
33 Legrottaglie
38 Libertazzi
43 Sorensen