25 janar 2011

Sanchez nuk lëviz nga Udineze

Skuadra italiane Udineze i ka hedhur poshtë të gjithë zërat që thonë se ylli i tyre Alexis Sanchez do të lëvizë nga Udineze dhe se kanë kërkuar 30 milionë euro për të.

Një ndër futbollistët më të kërkuar në afatin kalimtar duket se do të qëndrojë në Udineze edhe për ca kohë. Presidenti i klubit Giampaolo Pozzo e ka bërë të qartë edhe njëherë se futbollisti i tij nuk është në shitje.

“E përsëris edhe njëherë se ne jemi të mbyllur për këtë afat dhe asgjë nuk do të ndodh deri në përfundim të stinorit. Sanchez dhe Di Natale janë me ne deri në qershor. Ndërsa dua që të mbaj Sanchezin për të paktën edhe një vit. Ai është i ri dhe futbollistët këtu e dinë se e kanë rastin që të bëjnë diçka të rëndësishme dhe nuk mendoj se dëshirojnë të largohen” ka thënë Pozzo Sanchez.