25 janar 2011

“Oscar del Calcio 2010”, triumfojnë Milito e Di Natale

Diego Milito dhe Antonio Di Natale ishin protagonistët e mbrëmjes Gala të zhvilluar të hënën në Milano, ku u dhanë çmimet “Oscar del Calcio” për vitin 2010.

Me këto çmime nderohen më të mirët e futbollit italian për sezonin e shkuar dhe sivjet ishte edicioni i 14-të. Fituesit përcaktohen nga votat e vetë futbollistëve.

Ja çmimet sipas kategorive përkatëse:

Futbollisti më i mirë italian: Antonio Di Natale
Futbollisti më i mirë i huaj: Diego Milito
Futbollisti më i mirë i ri: Havier Pastore
Portieri më i mirë: Hulio Sezar
Mbrojtësi më i mirë: Xhorxho Kielini
Trajneri më i mirë: Hoze Mourinjo
Gjyqtari më i mirë: Emidio Morganti
Futbollisti më i mirë absolut (i zgjedhur mes më të mirit italian dhe atij të huaj): Diego Milito

Çmimet speciale:
Goli më i bukur i 2010-ës: Maikon (Inter 2 - 0 Juventus)
Skuadra e vitit: Inter
Golashënuesi i vitit: Antonio Di Natale
Çmimi Fair Play: Antonio Di Natale
Çmimi i tifozëve (zbulimi i vitit 2010, sipas tifozëve): Edison Kavani