25 janar 2011

Lacio dëshiron Amaurin

Duket se ardhmja e sulmuesit të Juventusit, Amaurit do të jetë larg Torinos.

Sipas "Corriere dello Sport", Lacio është duke e vëzhguar më kujdes situatën e Amaurit.

Skuadra e Igli Tarës, është në kërkim të sulmuesi dhe Amauri do të ishte zgjedhje e duhur për ekipin "lacial".

Negociatat në mes Juventusit dhe Lacios, për 30 vjeçarin ende nuk kanë nisur, por raportohet se një gjë e tillë mund të ndodh shumë shpjet.

Për Amaurin interesim ka shprehur edhe skuadra turke Bursaspor.

Ai nuk po shfaq formën e mirë të Zonja e vjetër, madje në Torino, flitet më të madhe se ai do të largohet gjatë këtij muaji.