25 janar 2011

Nedved: Po kërkojmë një emër të madh

Tanimë njëri nga antarët e bordit të Juventusit, Pavel Nedved njëherit edhe legjenda e këtijë klubi ka bërë publike se merkato ende nuk është mbyllur për Zonjën e Vjetër pasi që ata janë duke shikuar për një emër të madh.

Me Juven ishin të lidhur disa emra që mund t’i shërbenin Del Nerit të paktën këtë sezonë, tani Nedved thotë se lojtari i cili potencialisht do të transferohet në Juve do të jetë një lojtarë që mund t’a bëjë diferencën.

“Merkato për Juventusin ende nuk është e mbyllur, ne ende jemi në kërkim të një sulmuesi që është në gjendje të shënoj shumë gola.” tha Nedved gjatë prezentimit të librit të tijë të parë.