Adrian Mutu është penduar. Sulmuesi rumun dëshiron të luajë sërish në Fiorentinë, pas mosmarrëveshjeve që pati me udhëheqësit e klubit italian kur kërkonte largimin.
“E kam vetëm një dëshirë, të kthehem për të luajtur. Më mungon futbolli, i cili është pasioni im. Është e qartë se dëshiroj të kthehem me fanellën e Fiorentinës, që ta dëgjoj korin e tifozëve ‘Fenomeni’.
Nuk kam nevojë të shpjegohem. Tash e kam vetëm një dëshirë: të luaj për Fiorentinën”, tha përfaqësuesi rumun.