26 janar 2011

Testet mjekësore të Barzaglit në Juve

Tanimë gjithçka është e kryer dhe Andrea Barzagli do të luaj për Juventusin, ndoshta do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen ndaj Udineses këtë vikend.

Mbrojtësi është në Torino dhe do t’i bëjë testet mjekësore së shpejti në orët e ardhshme për të nënshkruar më pastaj një kontratë që do t’a mbante të lidhur me klubin Torinez deri në Qershor të 2013-tës.

Pra të Premten pritet të bëhet paraqitja zyrtare për media në konferencën e Del Nerit që pritet t’a ketë në dispozicion ndaj Friulianëve.

Barzagli kështu transferohet në Juve për një shumë rreth 500.000 Euro, pasi që pothuajse i kishte skaduar kontrata.