25 janar 2011

Juve interesohet për Clerc

Transferimi i Andrea Barzagli nga Wolfsburg ndoshta nuk do të jetë blerja e fundit e Juventusit për mbrojtjen.

Marotta është ende në kërkim të një mbrojtësi për në janar, dhe emri më i afërt në ditët e fundit është ai i mbrojtësit e Nice, Francois Clerc.

Lojtar i cili ka veshur 13 herë fanelën e kombëtares franceze, po kërkohet me ngulm nga Marotta.
Ish-mbrojtësi i Lyon, mund të jetë një alternativë e mirë për krahun e djathtë të mbrojtjes për një kosto relativisht të ulët, dhe për këtë arsye Juve është duke menduar seriozisht për të.