Gjykata e lartë në Beograd i dënoi katër organizatorët e grupit, i cili e rrahu për vdekje tifozin francez Brik Taton me burg prej 30 deri 35 vjet, ndërsa tetë të akuzuarit tjerë me dënime prej 12 deri 14 vjet burg.Dy nga të akuzuarit u dënuan me katër, përkatësisht pesë vjet burg për shkak të sjelljes së dhunshme.
Dënimi i përgjithshëm i të akuzuarve arrin në 240 vjet burg.
Nga katër të akuzuarit kryesorë, Gjorgje Preliq u dënua me 35 vjet burg, Dejan Puzigaça me 32 vjet, ndërsa Ivan Grkoviq dhe Lubomir Markoviq me nga 30 vjet burg. Dy të parët janë në arrati.