Mançini, “Jo” Juves: Jam shumë mirë këtu
Me Mançester Sitin në Champions League: Roberto Mançini refuzon sirenat italiane (në veçanti Juventusin) dhe e sheh të ardhmen e tij te sitizensat, që aktualisht pozicionohen të katërtit në Premier League. Ish-tekniku i Interit ka nënvizuar se për momentin nuk ka ndërmend të kthehet në Itali. “Mançester Siti është një klub special. Nuk kam thënë kurrë asgjë ndryshe. Jam menaxheri i Mançester Sitit dhe jam shumë mirë këtu. E dimë që do të jetë e vështirë të arrijmë në Champions, por nëse vazhdojmë të luajmë kështu, fati do të jetë në dorën tonë”.