Me shumë gjasa Rafael Benitez do të jetë trajneri i Juventusit duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Negociatat janë në rrugë të mbarë dhe marrëveshja pritet dita-ditës.
Të hënën presidenti bardhezi, Zhan-Klod Blank, u takua me agjentin e trajnerit, takim që ishte i suksesshëm. Marrëveshja mund të arrihet në bazë të 4.5 milionë eurove në sezon. Gjithashtu, Benitez ka pranuar reduktimin e stafit teknik nga tetë në katër persona dhe të enjten, pas ndeshjes me Atletikon e Madridit në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Europës, do të takohet me drejtuesit e Liverpulit.
Në këtë takim me siguri tekniku do t’i kërkojë klubit zgjidhjen e kontratës, gjë të cilën drejtuesit anglezë me shumë mundësi do ta pranojnë. Emrat që mund të largohen nëse spanjolli vjen në krye të stolit bardhezi, janë: Kanavaro, Groso, Kamoranezi, Xhovinko e Trezege, ndërkohë që mbetet në dyshim portieri Bufon.