06 prill 2010

Juventusi gjithnjë e më pranë Kuranyit

Sipas mediave gjermane, sulmuesi i Schalkes, Kevin Kuranyi, mund të bëhet në një të ardhme lojtar i Juventusit, meqë thuhet se Zonja e Vjetër ka bërë ofertë për sulmuesin gjerman.

Sipas Kicker, Bianconerët i kanë ofruar Kuranyit kontratë katër vjeçare, periudhë në të cilën Kuranyi do të fitonte hiç më pak se 15 milionë euro.

“Agjentët e mi po e bëjnë punën e tyre dhe gjithçka shkon nëpërmjet atyre. Unë vetëm mund të them se ende nuk kam marrë një vendim për të ardhmen. Gjithçka është e mundshme”, u shpreh në reagimin e parë Kuranyi.

Gjermanit është duke i skaduar kontrata në Gelsenkirchen dhe do të mund të transferohej pa asnjë cent në Olimpico të Torinos. Në garë për Kuranyin janë edhe Dinamo Moska dhe Genoa. /