E ardhmja e Molinaros pritet që të jetë në Budnesligë, thotë agjenti i lojtarit, Pasquale Gallo.
Molinaro momentalisht është në huazim tek skuadra Gjermane, Stuttgart. Kontrata e Molinaros thotë se Stuttgarti e ka marrë ne huazim me të drejtë blerje të lojtarit.
Dhe Gallo ka konfirmuar se Stuttgarti do t’a shfrytëzoi këtë rast për të marrë shërbimet e Italianit.
“Unë nuk mendojë se Molinaro do të kthehet në Juventus. Stuttgarti tani më është duke përgaditur ofertën. Unë kam folur me ata dhe dëshira e tyre është që të mbajnë Molinaron,” tha ai për Calciomercato.it.
“Cristiani është i entuiziasmuar për këtë dhe ai është i admiruar nga trajneri. Molinaros i pëlqen kjo aventurë, dhe tifozët e adhurojnë atë.” Përfundoi agjenti i lojtarit.